Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Lela, ishte mbrëmë e pranishme në eventin privat të organizuar nga Londrimi për nder të lansimit të EP-së së tij të re. Ajo erdhi e vetme në këtë festë, ku ra në sy me pamjen e saj, teksa tregoi mbështetjen e madhe për ish-konkurrentin e formatit televiziv. Lela u shpreh se ia ka dëgjuar të gjitha këngët e reja Londrimit dhe se ndihej shumë e lumtur për këtë projekt të tij.
Në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, vëmendjen më të madhe e mori pyetja rreth statusit të saj sentimental. E pyetur direkt nëse është “single”, Lela zgjodhi të mbante një qëndrim mjaft misterioz duke mos e konfirmuar, por as duke mos e mohuar plotësisht.
“Jam e lumtur”, u shpreh ajo shkurtimisht, duke lënë hapësirë për dyshime.





