Wednesday, June 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Çfarë i bëri bashkë Norën dhe Robertin?

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë dëshmuar gjithmonë se lumturia e vajzës së tyre, Renee, vjen para çdo gjëje tjetër.

Edhe këtë herë, dyshja janë bërë bashkë për ta mbështetur atë në një ditë mjaft të rëndësishme.

Përmes disa postimeve në llogaritë e tyre në Instagram, Nora dhe Roberti kanë ndarë sekuenca nga i njëjti ambient.

Ata kanë qenë të pranishëm në një sallë sportive për të ndjekur nga afër vajzën e tyre gjatë një performance në artet marciale.

Renee duket e fokusuar dhe mjaft e përkushtuar në këtë disiplinë, ndërsa mbështetja e dy prindërve sigurisht që nuk ka munguar në këtë rrugëtim të ri sportiv.

Edhe pas ndarjes, dyshja vazhdon të mbetet një shembull i shkëlqyer i bashkëprindërimit, duke qenë gjithmonë pranë vajzës së tyre në çdo hap e sukses të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles