Një lajm i bukur ka emocionuar fansat e çiftit të njohur, pasi Blero dhe Eronita kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.
Mësohet se çifti është bërë prind ditën e djeshme, duke shënuar kështu fillimin e një kapitulli të ri dhe shumë të rëndësishëm në jetën e tyre.
Mësohet se lindja është kryer në Sarajevë, ndërsa Blero ka qenë pranë partneres në këtë moment të veçantë për familjen e tyre.
Prej kohësh, Blero dhe Eronita kanë zgjedhur ta mbajnë jetën private larg vëmendjes së publikut, duke ndarë shumë pak detaje nga marrëdhënia e tyre. Megjithatë, ardhja në jetë e vogëlushit ka zgjuar interes të madh te ndjekësit, të cilët tashmë presin me kureshtje reagimin e parë të çiftit në rrjetet sociale.
Deri tani, ata nuk kanë bërë ende një njoftim publik, ndërsa mbetet mister edhe emri që i kanë vendosur djalit të tyre.
Urime çiftit për ardhjen në jetë të vogëlushit dhe shëndet e lumturi për familjen e re.




