Wednesday, May 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Ai burri i vet…ëndërr”, Arbana Osmani reagon pas komenteve të Mozës për Eduartin

Mimoza Ahmeti ka tërhequr vëmendje me një deklaratë gjatë një bisede në oborrin e Ferma VIP, ku ka folur hapur për moderatoren Arbana Osmani dhe bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj.

Teksa bisedonte me fermerët e tjerë, Ahmeti pranoi se mendimi i saj për Arbanën kishte ndryshuar me kalimin e kohës.

Më pas, ndaloi edhe te Grishaj, për të cilin përdori fjalë mjaft pozitive.

“Edhe ai burri i vet jo që është… ëndërr! Shumë, shumë profesionist, shumë i mirë”, deklaroi poetja.

Momenti nuk kaloi pa u vënë re edhe jashtë fermës.

Eduart Grishaj e ripostoi videon në Instagramin e tij, duke etiketuar Arbanën dhe duke shkruar me humor: “E kapa prime-in dhe unë”.

Nga ana tjetër, as Arbana nuk e la pa komentuar situatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles