Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka shpërndarë Mevlan Shanaj, i cili vlerëson figurën e kolegut dhe mikut të tij.
“Ka ikur Birçe Hasko.Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare.Ka ikur njeriu që solli karakterin ” popullor” të jugut duke e bërë të pavdekshëm.Iku labi Birçe Hasko.Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit.Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit.Lamtumirë Mik bashkëpunëtor ! NJERI”, shkruan Shanaj.




