Wednesday, May 20, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pas pushimeve me Gimbon, Selin bën njoftimin e rëndësishëm

Pas disa ditësh pushimesh në Sardenjë, pranë partnerit të saj, Gimbos, Selin ka njoftuar rikthimin në angazhimet e përditshme.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet e kuruar dhe plot energji, ndërsa shkruan: “Back to work”. Selin ka treguar se ndihet e lumtur për bashkëpunimet që e presin, duke falënderuar publikun për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë.

“Jam super e lumtur për të gjitha bashkëpunimet që më presin. Jeni një familje që dita-ditës po bëheni edhe më e madhe dhe ndihem shumë me fat për gjithë energjinë dhe dashurinë që më rrethon. Ju dua!”, shkruan ajo.

Rikthimi i saj vjen menjëherë pas pushimeve në Sardenjë me Gimbon, ku dyshja tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me atmosferën e tyre romantike. Tashmë, Selin duket se ka lënë pas ditët e relaksit dhe është gati t’i rikthehet projekteve e bashkëpunimeve të reja.

Me stilin e saj gjithmonë të kuruar dhe praninë e fortë në rrjetet sociale, Selin vijon të mbetet një nga personazhet më të komentuar nga publiku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles