Ina ka ndezur kureshtjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit, ku ka paralajmëruar se shumë shpejt do të jetë sërish në ekran. Ish-banorja e Big Brother VIP ka shkruar se “me prit të dielën”, duke lënë të kuptohet se diçka e re po vjen.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një intervistë televizive apo për një bashkëpunim të ri. Postimi i saj ka mjaftuar për të ngjallur reagime dhe pyetje nga fansat, të cilët mezi presin të zbulojnë se çfarë ka përgatitur Ina.
Ajo që dihet me siguri është se rikthimi i saj në ekran pritet me shumë interes, ndërsa e diela duket se do të sjellë më shumë detaje për këtë surprizë.




