Monday, May 18, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kiara Tito revoltohet me ndjekësit si asnjëherë më parë! Publikon identitetin e tyre dhe reagon kështu

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka vendosur të mos heshtë më përballë komenteve fyese dhe gjuhës së urrejtjes që merr në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka bërë një veprim të papritur, duke ekspozuar publikisht një nga ndjekëset e saj që i dërgonte mesazhe ofenduese në privat.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kiara ka ndarë bisedat ku ndjekësja e ofendonte në përgjigje të videove të ndryshme. Në një rast, pasi moderatorja kishte shpërndarë një thirrje për ndihmë për një person në nevojë, komentuesja e ka sulmuar duke i thënë se i ka hyrë vetja në qejf.

Ndërsa në një tjetër postim ku Kiara tregonte se kishte marrë ndihmë për pastrimin e shtëpisë, e njëjta ndjekëse e ka ofenduar me fjalë banale, duke e quajtur baxhellë dhe duke e akuzuar se thjesht përton.

E lodhur nga ky negativitet i pajustifikuar, Kiara ka publikuar jo vetëm mesazhet, por edhe emrin e llogarisë dhe foton e kësaj zonje, duke i bashkangjitur një mesazh të qartë për fenomenin e bullizmit kibernetik.

“Sa bukur flet zonja e nderuar, pasi futet për të sharë njerëz që as nuk i njeh. Dhe pastaj kujtojmë pse është bërë kaq toksik rrjeti…“, ka shkruar Kiara krahas pamjeve të publikuara.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles