Sunday, May 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Luana Vjollca po kthehet aty ku nisi gjithçka, “në shtëpi”

Sinjalet kishin kohë që po zienin nën rrogoz për një rikthim të mundshëm, por tani gjithçka duket se ka kaluar në hapa shumë më konkretë. Me sa duket, marrëveshja e madhe është mbyllur përfundimisht.

Burime të sigurta të Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se nëse nuk ndryshon diçka rrugës, moderatorja e njohur do të rikthehet në ekranin ku nisi gjithçka, duke filluar nga ky sezon i ri televiziv që starton në shtator.

Sigurisht, një rikthim i tillë pritet të ndodhë me një format të rëndësishëm në “prime time”, por plotësisht të përditësuar për t’iu përshtatur kohës. Gjurmët për këtë lëvizje ishin lënë që me dashamirësinë e treguar hapur gjatë Big Brother VIP, kur Ledion Liço i reklamoi brendin e saj, e më pas u përforcuan me daljen e Luanës në një intervistë mjaft miqësore tek “Goca dhe Gra”.

Kujtojmë se ajo i dha lamtumirën Top Channel në vitin 2021, për të vazhduar rrugëtimin në Tv Klan për rreth dy vite, ndërsa në 2025-ën solli Ferma VIP në Vizion Plus. Tani, me sa duket, ka ardhur koha të kthehet tek shtëpia e vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles