Friday, May 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Fentimans, partneri besnik i eventit më të rëndësishëm të bukurisë në vend, Beauty Fair Albania

Marka britanike e pijeve premium Fentimans ishte edhe këtë vit partnere e një prej eventeve më të rëndësishme të industrisë së bukurisë në vend, Beauty Fair Albania, i cili u zhvillua në datat 8, 9 dhe 10 maj në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Panairi riktheu edicionin e tij të 8-të, duke mbledhur së bashku kompani, profesionistë dhe marka prestigjioze nga industria e beauty, wellness dhe estetikes.

Në një atmosferë plot energji, inovacion dhe elegancë, Fentimans u bë pjesë e eksperiencës së vizitorëve me pijet e saj ikonike botanike, të njohura për shijen autentike dhe cilësinë premium. Prania e brandit në këtë event konfirmon edhe një herë lidhjen e tij me eventet elitare dhe trendet moderne të lifestyle-it.

Beauty Fair Albania konsiderohet si panairi më i madh i bukurisë në Shqipëri, duke sjellë çdo vit risi, teknologji moderne dhe bashkëpunime ndërkombëtare në fushën e kozmetikës, estetikës dhe shëndetit. Ky edicion mblodhi dhjetëra kompani vendase dhe të huaja, duke e kthyer Tiranën në një qendër takimi për profesionistët e industrisë.

Partneriteti i vazhdueshëm mes Fentimans dhe Beauty Fair Albania sjell një kombinim perfekt mes elegancës, stilit dhe eksperiencës premium, duke i dhënë eventit një atmosferë edhe më të veçantë për të gjithë të pranishmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles