am Një lëvizje e papritur e Butrint Imerit ka nxitur kureshtje të madhe te ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale.
Artisti, i cili numëron mbi 1.1 milionë ndjekës në Instagram, ka vendosur të fshijë çdo postim nga profili i tij, duke mos lënë pas asnjë gjurmë të projekteve të kaluara apo momenteve nga përditshmëria e tij.
Përveç fotove dhe videove, Butrint ka larguar edhe foton kryesore të profilit, duke e lënë llogarinë e tij plotësisht “bosh”.Ky veprim vjen pas një periudhe disamujore ku këngëtari ka qenë thuajse i padukshëm dhe totalisht pasiv në rrjetet sociale, duke mos publikuar asnjë material apo postim të ri për fansat e tij.
Megjithatë, ky gjest nuk është i panjohur në botën e industrisë muzikore. Zakonisht, kur artistët fshijnë gjithçka nga rrjetet sociale, kjo shërben si një sinjal paralajmërues për nisjen e një kapitulli të ri muzikor. Kjo strategji përdoret shpesh për të tërhequr vëmendjen maksimale para publikimit të një albumi të ri apo një projekti madhor që pritet të bëjë zhurmë.
A po përgatit Butrint Imeri një surprizë të madhe që do të shënojë një kthesë në karrierën e tij? Apo është kjo thjesht një pauzë e nevojshme nga bota virtuale pas incidentit të fundit me reperin Finem? Gjithçka mbetet për t’u parë




