Pas lajmeve që qarkulluan së fundmi se Brikena dhe Mateo mund të jenë ndarë, duket se vetë Brikena ka zgjedhur t’u japë fund aludimeve.
Ajo ka publikuar një screenshot në rrjetet sociale, ku shihet se ka folur në telefon me Mateon për më shumë se 7 orë, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë shumë e afërt.
Për më tepër, Brikena ka vendosur si foto profili një imazh ku shfaqet së bashku me Mateon, gjë që fansat e kanë marrë si një tjetër sinjal se dyshja janë ende të pandarë.
Ky veprim i saj ka bërë që ndjekësit të mendojnë se thashethemet për ndarje nuk janë të vërteta, ndërsa Brikena duket se ka zgjedhur ta tregojë situatën me veprime, jo me shumë fjalë.





