Wednesday, May 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Nuk dua fare ta komentoj!” Heidi Baci mbyll përgjithmonë marrëdhënien me Romeon

Pas përfundimit të romancës së shumëpërfolur me Romeo Veshajn, Heidi Baci duket se ka vendosur të mbyllë përfundimisht kapitullin e të fokusohet vetëm te vetja dhe karriera. Ish-banorja e “Big Brother VIP” u së fundmi në një panair, ku dha një intervistë të shkurtër për Radar.al, por nuk mundi t’i shpëtonte pyetjeve lidhur me ish-partnerin e saj.

Gazetari e pyeti Heidin për deklaratën e fundit të Romeos, i cili e përkufizoi marrëdhënien e tyre si një “histori 3-mujore” dhe tregoi se ndarja kishte ardhur si pasojë e perspektivave të ndryshme për jetën. Megjithatë, Heidi zgjodhi të mos hynte në detaje dhe ta mbyllte menjëherë këtë diskutim.

“O Zot, nuk dua fare ta komentoj…” – u shpreh ajo shkurt, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron t’i japë më hapësirë historisë së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles