Rozana Radi ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagram, ku ka lënë të kuptohet se shumë shpejt mund të vijë një reagim nga ana e saj.
“Jam shumë e qetë… aq qetë sa disa po e ngatërrojnë heshtjen me pafuqinë. Mos u shqetësoni, kur të vijë momenti për të folur nuk do flas, do veproj. Vetëm rrini në pritje”, shkruhet në postimin e saj.
Edhe pse artistja nuk ka dhënë detaje se kujt i drejtohet ky mesazh, deklarata ka ngjallur menjëherë kuriozitet dhe komente në rrjet, duke lënë të hapur pikëpyetje mbi atë që mund të ndodhë në vijim.




