Miqësia mes Inida Gjatës (Zhakut) dhe Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP” duket se ka marrë fund.
Ajo që nisi me premtime për afrimitet nga ana e Zhakut para hyrjes, ka degraduar në një përplasje të ashpër dhe në zbulimin e një historie të komplikuar nga e kaluara.
Gjatë një bisede intime me Soni Malajn, Moza ka akuzuar Zhakun për pabesi gjatë një momenti shumë të vështirë të jetës së saj.
“Kjo që ishte shoqja ime, kur po ndahesha, u bë mike me burrin tim”, – u shpreh shkrimtarja, duke lënë të kuptohet se ndien një zhgënjim të thellë.
Situata u tensionua edhe më shumë gjatë një përballjeje të drejtpërdrejtë mes të dyjave. Kur Zhaku u përpoq të distancohej duke i thënë: “Nuk kam historinë tënde”, Moza ia ktheu: “Ti mund të kesh histori me burrin tim, por me mua s’ke histori, ke bashkëpunim.”
Ndonëse Zhaku nxitoi të mohojë gjithçka, duke theksuar se nuk ka absolutisht asnjë histori me ish-bashkëshortin e saj, në rrjet po qarkullon një foto ku Zhaku shfaqet mjaft e qeshur dhe e afërt, duke pozuar pikërisht krah ish-bashkëshortit të Mimoza Ahmetit.
Kjo pamje dëshmon qartë se mes tyre ka ekzistuar një miqësi apo njohje e afërt, ashtu siç pretendoi shkrimtarja gjatë debatit në fermë.




