Monday, May 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Postman, partneri i besueshëm i logjistikës, pjesë e Beauty Fair Albania 2026

Në një treg ku shpejtësia, siguria dhe besueshmëria janë kthyer në elementë kyç për suksesin e çdo biznesi, Postman po konsolidohet si një nga kompanitë lider në fushën e logjistikës dhe shpërndarjes.

Që prej vitit 2020, kompania ka ndërtuar një rrjet të fuqishëm operimi, duke ofruar shërbime profesionale dhe moderne për bizneset dhe klientët individualë. Sot, Postman realizon mbi 15,000 dërgesa çdo ditë, operon në 3 shtete dhe disponon një flotë me mbi 400 mjete transporti, duke garantuar efikasitet maksimal në çdo proces logjistik.

Falë investimeve në teknologji moderne dhe automatizim, kompania ka arritur të krijojë një sistem të shpejtë dhe të sigurt menaxhimi të dërgesave, duke i mundësuar klientëve transparencë dhe kontroll në çdo hap të procesit.

Një tjetër element që e diferencon Postman është operimi 24/7 dhe stafi i specializuar, i cili kujdeset që çdo paketë të mbërrijë në kohë dhe në mënyrë të sigurt. Për shumë biznese, kompania është kthyer tashmë në një partner strategjik për zhvillim dhe zgjerim të aktivitetit të tyre.

Kompania nuk mungoi as këtë vit në Beauty Fair Albania 2026, i organizuar në Pallatin e Kongreseve, ku u bë pjesë e eventit më të madh të bukurisë në vend, duke prezantuar profesionalizmin dhe shërbimet e saj përballë mijëra vizitorëve dhe bizneseve pjesëmarrëse.

Me filozofinë “Nuk dorëzojmë vetëm pako – dorëzojmë besim”, Postman synon të vazhdojë zgjerimin dhe inovacionin në sektorin e logjistikës, duke sjellë standarde të reja në shërbimin ndaj klientit dhe transportin e dërgesave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles