Monday, May 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pas “Ferma VIP”, Adioni takon familjarët e Olës në Malësi të Madhe! Çfarë fshihet pas këtij takimi?

Romanca mes Adionit dhe Olës duket se po vazhdon edhe jashtë “Ferma VIP”, ndërsa dyshja ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me disa postime që kanë nxitur reagime të shumta në rrjet.

Së fundmi, Adioni ka ndarë në Instagram disa fotografi pranë Olës, ku të dy shfaqen shumë të afërt dhe të buzëqeshur. Ajo që mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve ishte fakti se fotografitë janë realizuar në Malësinë e Madhe, vendlindja e familjes së ish-konkurrentes së “Ferma VIP”.

Në një tjetër imazh bardhezi, Adioni shihet duke përqafuar një burrë më të moshuar, i cili dyshohet të jetë pjesë e familjes së Olës. Pamjet kanë ngritur menjëherë dyshime te ndjekësit, të cilët kanë komentuar se vizita mund të ketë qenë një hap i rëndësishëm në raportin e çiftit, madje duke aluduar se ai ka shkuar për t’i kërkuar “dorën” familjes së saj.

Historia e tyre u komentua shumë edhe gjatë kohës në reality show, sidomos pas hyrjes së vëllait të Olës në fermë, i cili kundërshtoi publikisht afrimitetin mes tyre dhe kërkoi distancim nga ana e motrës së tij.

Megjithatë, duket se jashtë kamerave situata ka ndryshuar. Takimi i Adionit me familjarët e Olës lë të kuptohet se raportet janë qetësuar dhe se dyshja po e jeton lidhjen larg tensioneve të formatit televiziv.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles