FLORIFARMA bëhet pjesë eventit më të rëndësishm të bukurisë, wellness-it dhe kujdesit personal në Shqipëri, Beauty Fair Albania 2026, duke prezantuar një përzgjedhje markash prestigjioze ndërkombëtare dhe produkte inovative për mirëqenien e gjithë familjes.
Në këtë panair, FLORIFARMA prezanton 7 marka të njohura ndërkombëtare:
- Vitabiotics
- Naty
- Sambucol
- Haliborange
- The Humble Co.
- High On Love
- dhe shumë produkte të tjera të dedikuara për shëndetin, kujdesin personal dhe wellness-in modern.
Prej vitit 1995, FLORIFARMA ka ndërtuar një histori suksesi si biznes familjar, duke u kthyer ndër vite në një nga kompanitë më të besuara në tregun shqiptar. Me fokus tek cilësia, inovacioni dhe partneritetet afatgjata, kompania sjell vazhdimisht marka të njohura globalisht që plotësojnë standardet më të larta ndërkombëtare.
Portofoli i FLORIFARMA përfshin produkte për suplementet ushqimore, imunitetin, kujdesin për fëmijët, produkte ekologjike dhe wellness premium, duke ofruar zgjidhje moderne për një stil jetese më të shëndetshëm dhe më cilësor.
Në kuadër të Beauty Fair Albania 2026, FLORIFARMA prezantohet në Stendën 11, në Pallatin e Kongreseve, ku vizitorët mund të njihen nga afër me risitë më të fundit dhe produktet bestseller të markave të saj.
FLORIFARMA – 31 vite cilësi, besim dhe inovacion për familjet shqiptare.




