Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dr. Botanica nga Dr. Diola Dosti: Kujdesi natyral për lëkurën dhe flokët në Beauty Fair Albania

Dr. Botanica, linja e kujdesit natyral e krijuar nga Dr. Diola Dosti, eksperte në fushën e nutricionit, prezantohet për herë të parë në Shqipëri në Beauty Fair Albania, duke sjellë një qasje të re ndaj bukurisë: të pastër, vegane dhe të certifikuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.

E ndërtuar mbi filozofinë e kujdesit të ndërgjegjshëm dhe përbërësve natyralë, Dr. Botanica ofron produkte për lëkurën, flokët dhe kujdesin familjar, të gjitha të formuluara pa eksperimente në kafshë dhe me përbërës të zgjedhur me kujdes për efektivitet dhe siguri maksimale.

Në gamën e produkteve përfshihen:

Night Wonder Balm, për rigjenerim dhe efekt anti-age me gjalp shea dhe rosehip
Collagen Wonder Balm, me kolagjen, rosa canina dhe vitaminë E për kujdesin kundër plakjes së lëkurës
Angel Nutribalms for Baby & Mom, hidratim dhe mbrojtje për nënën dhe fëmijën, si dhe trajtim për strijat
Angel Wash Baby Shampoo, shampo e butë pa lot për trupin dhe flokët e foshnjave
Sea Salt Scrub, skrab luksoz me efekt detox dhe ndjesi të butë si mëndafsh
Purely Hair Shampoo, shampo me hudhër, biotinë dhe rozmarinë për forcimin e flokëve
Hair Elixir Spray, terapi bimore për forcimin e rrënjëve dhe shëndetin e flokëve

Dr. Botanica përfaqëson një filozofi ku bukuria lidhet drejtpërdrejt me shëndetin dhe natyrën, duke sjellë produkte që kujdesen për trupin në mënyrë të butë dhe efektive.

Për herë të parë në Shqipëri, linja prezantohet në Beauty Fair Albania në stendën 37, ku vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë produkte të reja dhe oferta speciale ekskluzive gjatë panairit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles