Brush Works sjell Byrokko dhe Feetcalm në Beauty Fair Albania – kujdes veror për trupin dhe këmbët në stendën 40 me oferta speciale
Brush Works prezantohet në Beauty Fair Albania me dy brande të fokusuara në kujdesin e plotë të trupit: Byrokko dhe Feetcalm, duke sjellë një eksperiencë të kombinuar mes bukurisë verore, mirëqenies dhe kujdesit profesional.
Byrokko është një nga brandet më të përfolura në industrinë e bukurisë, tashmë i disponueshëm edhe në Shqipëri. Me filozofinë e tij të thjeshtë por të fuqishme – kujdes natyral, efekt i menjëhershëm dhe shkëlqim veror gjatë gjithë vitit – Byrokko është kthyer në një zgjedhje globale në mbi 180 vende. Linja ikonike Shine Brown ndihmon në nxirje të shpejtë dhe natyrale, ndërsa njëkohësisht ushqen dhe hidraton lëkurën me përbërës si vaj kokosi, gjalp kakaoje, vitaminë E dhe ekstrakte natyrale. Produktet janë vegane, cruelty-free dhe të testuara dermatologjikisht, duke ofruar një përvojë të sigurt dhe të këndshme për lëkurën.
Nga ana tjetër, Feetcalm fokusohet në një pjesë shpesh të neglizhuar të kujdesit personal, këmbët. E zhvilluar në Spanjë dhe e përdorur në mbi 20 vende, kjo linjë ofron zgjidhje profesionale për hidratim, plasaritje, callus dhe freski të përditshme. Me përbërës si ure, acide natyrale, aloe vera dhe mentol, Feetcalm rikthen butësinë dhe shëndetin e këmbëve, duke ofruar një ndjesi spa në shtëpi. Edhe kjo linjë është vegane, cruelty-free dhe e testuar dermatologjikisht.
Në Beauty Fair Albania, Brush Works do të jetë e pranishme në stendën 40, duke ofruar ulje dhe oferta speciale për të gjithë blerësit, si dhe mundësinë për të zbuluar produkte që kombinojnë bukurinë, kujdesin dhe efikasitetin profesional.
Byrokko dhe Feetcalm sjellin një mesazh të qartë: kujdesi për trupin nuk është luks, por pjesë e përditshmërisë.




