Ka evente që sjellin energji, inspirim dhe emocione të veçanta dhe “Beauty Fair Albania” është një prej tyre. Panairi më i madh i bukurisë në vend ka hapur zyrtarisht dyert dhe ju pret për tre ditë magjike, më 8, 9 dhe 10 maj, në Pallatin e Kongreseve.
Në edicionin e tij të 8-të, “Beauty Fair Albania” bashkon në një hapësirë të vetme kompanitë më të njohura të industrisë së bukurisë, estetikës, kozmetikës, shëndetit, farmacisë dhe stomatologjisë, duke sjellë pranë publikut trendet më të fundit, teknologjinë moderne dhe eksperiencat ndërkombëtare.
Përgjatë dy kateve të Pallatit të Kongreseve, vizitorët do të kenë mundësi të zbulojnë produkte inovative, aparatura estetike, oferta ekskluzive, çmime speciale, demonstrime live dhe shumë surpriza e dhurata.
Pjesëmarrja e kompanive të huaja e kthen këtë panair në një urë lidhëse mes tregut shqiptar dhe atij global, duke sjellë standarde të reja dhe ide frymëzuese për industrinë e bukurisë dhe mirëqenies.
“Beauty Fair Albania” nuk është thjesht një panair, por një eksperiencë që bashkon pasionin për bukurinë, inovacionin dhe njerëzit.
Mos e humbisni!
8, 9 dhe 10 maj, Pallati i Kongreseve.




