Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Degradon situata në “Ferma VIP”, Fabiola i drejtohet Arbanës live: Po, ku*kë

Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Ferma VIP”, është shoqëruar me tensione dhe gjuhë të papërshtatshme në transmetim live.

Adioni u eliminua nga gara pas një televotimi përballë Mozës, pas përplasjeve verbale që kishin ndodhur mes tyre gjatë qëndrimit në fermë.

Megjithatë, situata u përshkallëzua edhe më tej pas shpalljes së rezultatit. E pranishme në studio, partnerja e Adionit reagoi ashpër, duke iu drejtuar me fjalor fyes moderatores Arbana Osmani, në momentin kur kjo e fundit po i kërkonte të ruante qetësinë.

Fabiola ishte ajo që do hakmerrej, jo ndaj fermerëve, por ndaj vetë moderatores duke e cilësuar “kuçkë”, teksa Arbana po i bënte thirrje që të qetësohej.

Arbana e menaxhoi me gjakftohtësi duke u shprehur se e kuptonte pse reagoi në atë mënyrë, duke shtuar se ishte e mërzitur për largimin e Adit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles