Ish-banorja e BBVK, Juliana Nura, e njohur për publikun si Xhuli, pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Sipas burimeve të afërta me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, të cituara nga emisioni “Ora 7” në Klan Kosova, Xhuli është në pritje të ëmbël, megjithëse vetë ajo nuk ka reaguar ende publikisht për të konfirmuar lajmin.
Sipas të njëjtave burime, Juliana pritet të bëhet nënë e binjakëve. Po ashtu, raportohet se shtatzënia është realizuar përmes fertilizim in vitro, një proces i njohur si IVF, për të cilin ajo ka folur hapur edhe më herët në daljet e saj publike.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse vetë Xhuli do të zgjedhë ta ndajë këtë moment personal me publikun, duke e konfirmuar zyrtarisht lajmin që tashmë ka nisur të qarkullojë gjerësisht.




