Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Selin Bollati duket se ka nisur të mbajë një nga premtimet më të rëndësishme që dha gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ajo kishte deklaruar se, në rast fitoreje, një pjesë e çmimit do të dedikohej për bamirësi. Edhe pse detajet konkrete nuk janë bërë ende publike, hapat e parë në këtë drejtim tashmë kanë nisur.
Së bashku me partnerin e saj, Gimbo, Bollati ka vizituar organizatën OFAP në Prishtinë, duke dhënë një mesazh të fortë solidariteti dhe mbështetjeje për fëmijët jetimë. Ky veprim është pritur pozitivisht nga publiku, i cili e ka ndjekur rrugëtimin e saj gjatë gjithë spektaklit.
Burime pranë saj bëjnë me dije se kjo është vetëm fillimi i një angazhimi më të madh në fushën e bamirësisë, ndërsa priten zhvillime të reja në ditët në vijim.




