Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Çdo bekim na vjen nga ti”, Shpati do të festonte sot ditëlindjen e 41-të, Selvija ndan momentin prekës: Djali po thërret “BABI”!

Këngëtari i ndjerë Shpat Kasapi do të festonte sot ditëlindjen e tij të 41-të.

Në këtë ditë kur mungesa e tij ndihet edhe më fort tek miqtë e familjarët, bashkëshortja e tij, Selvije Jaho, ka ndarë një video prekëse, e ku shpreh dhimbjen e madhe që mbart në shpirt, teksa kanë kaluar pesë muaj që kur ai u largua nga kjo jetë.

Po ashtu ajo ka zbuluar se biri i tyre Roel ka filluar të thërrasë “babi” nëpër shtëpi.

“Sot është dita jote. Ti nuk je larg je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtes. Çdo bekim që na vjen, çdo gjë e bukur që na ndodh, e ndjej si shenjë nga ti. Roeli po thotë “Daddy”…dhe zemra ime e di që ti e dëgjon, që je pranë nesh. Urime ditëlindjen në parajsë Shpat. 5 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona”, shkruan ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles