Prej ditësh Ilir Shaqiri i është bashkuar formatit Ferma VIP.
Një pjesë e ndjekësve e konsiderojnë këtë hap si të papërshtatshëm, duke argumentuar se një figurë që ka triumfuar në një spektakël si Big Brother nuk ka nevojë të rikthehet në një tjetër reality të së njëjtës natyrë.
Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që e shohin si një strategji të zgjuar për të qëndruar në qendër të vëmendjes dhe për të forcuar më tej imazhin publik.
Debatet janë intensifikuar edhe më shumë pas raportimeve mbi pagesën e tij. Sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, të drejtuar nga Liberta Spahiu, Ilir Shaqiri dyshohet se është paguar rreth 40 mijë euro për pjesëmarrjen në “Ferma VIP”.
Shuma konsiderohet e lartë për standardet vendase, çka ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale të vënë në pikëpyetje nëse pagesa të tilla janë të justifikuara apo thjesht pjesë e strategjive për të rritur audiencën dhe interesin e publikut.





