E ftuar në nje “S’e luan Topi” ka qenë ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP, Edisa Demollari.
Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithashtu ka rrëfyer më shumë nga jeta personale.
Kush nuk do që të bëhet nënë? Kush është ajo femër që nuk e ka dëshirën që t’i ketë krahët plot, por jeta jo gjithmonë të çon në një trajektore që ti ke menduar kur je e vogël. Edhe te pjesa kur më sulmojnë për moshën, ishin po të njëjtët ata komentues që thanë se ti je e dështuar sepse je 35 vjeç dhe nuk ke fëmijë dhe ata që pasi doli lajmi thanë ‘Ua po ti paske fëmijë si je kështu?’
Dëshirën e kam të madhe dhe shpresoj që të jem sa gjysma e nënës sime dhe çereku i gjyshes dhe motrës sime për mëmësi. Por atë gjë e di Zoti lart dhe nuk është gjithmonë në dorën tonë.
Gjatë marrëdhënies që unë kam patur të konsoliduar dhe të deklaruar që kemi qenë gati për martesë absolutisht që kemi dashur shumë të dy që të bëheshim prindër dhe arsyeja e ndarjes erdhi pikërisht sepse diçka për një arsye apo për një tjetër nuk po funksiononte dot dhe ne nuk arritëm dot. E provuam për vite me radhë dhe nuk ndodhi, kjo solli shumë zënka në çift derisa përfunduam në ndarje. Njerëzit e kanë shumë të lehtë që ta gjykojnë, ato lotë që unë kam derdhur ato kohë kur bëja testet e shtatzënisë dhe më dilnin negativ, edhe kur analizat dilnin shumë mirë. Asnjëri nga ne nuk kishte problem dhe fëmija nuk po vinte, e donim por ndiheshim fajtorë. Ishin momente shumë të dhimbshme.





