Debati mes dy ish-banoreve të Big Brother VIP Albania, Brikenës dhe Edisës, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve gjatë një bisede të zhvilluar sot në “Fun Club”.
Gjithçka nisi kur Brikena sqaroi raportin e saj me Mateon, duke theksuar se lidhja mes tyre ka qenë e para dhe se nuk ka pasur diçka më shumë se disa mesazhe të shkëmbyera. “Lidhja ime me Mateon ka qenë e para. Mund të kem shkëmbyer mesazhe, por nuk kam pasur lidhje,” u shpreh ajo, duke tentuar të mbyllë çdo aludim.
Por reagimi i Edisës ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Ajo e quajti Brikenën “mashtruese”, duke pretenduar se disponon informacione shtesë që mund të ndryshojnë narrativën. Megjithatë, Edisa shtoi se nuk dëshiron t’i bëjë publike këto detaje: “Kam marrë informacione ekstra, nëse do Brikena mund t’ia jap. Por unë jam një vajzë e mirë dhe nuk i them. Por mos e mashtro më publikun.”
Përplasja verbale vijoi me një kundërpërgjigje ironike nga Brikena, e cila refuzoi të marrë këshilla nga rivalja e saj: “Më fal, po nuk marr këshilla nga një person që ka nevojë për këshilla për vete.”
Ky diskutim ka ndezur rrjetet sociale, ku fansat janë ndarë në qëndrime pro dhe kundër dy protagonisteve, duke e kthyer debatin në një nga temat më të komentuara të momentit në lidhje me ish-banorët e formatit.
Brikena: Lidhja ime me Mateon ka qenë e para. Mund të kem shkëmbyer mesazhe, por nuk kam pasur lidhje.
Edisa: Mashtruese. Kam marrë informacione extra, nëse do Brikena mund tja jap. Por une jam një vajzë e mirë dhe nuk i them. Por, mos e mashtro më publikun.
Brikena: Më fal po nuk marr këshilla nga një person që ka nevojë për këshilla për vete.




