Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

“Varet edhe nga gjinia, por…”, Zhaklin Lekatari “arsyeton” sjelljet e Rogertit: Ka probleme të shëndetit mendor!

Zhaklin Lekatari ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndau mendimet e saj lidhur me banorët e “Big Brother VIP”.

Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te Rogerti, duke komentuar sjelljet dhe mënyrën se si perceptohen ato nga publiku.

“Mua ai gëzimi i Rogertit, si janë perceptimet njerëzore, janë shumë të ndryshme dhe kjo varet nga botëkuptimi që ne kemi, por varet edhe nga gjinia, por edhe nga konteksti kulturor që ne kemi,” u shpreh ajo.

Më pas ajo shtoi se Rogerti i duket sikur ka probleme me shëndetin mendor dhe ka nevojë për mbështetje emocionale vazhdimisht.

“Mua m’u duk që sa herë që Rogerti ka këto sjellje delirante, përtej kufijve, më duket sikur ai ka probleme me shëndetin mendor dhe ka nevojë për mbështetje emocionale të vazhdueshme dhe për shumë dashuri,” u shpreh Zhaklina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles