Thursday, April 16, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

“Po kjo çfarë do me këtë”, Ermali rrëfen historinë e dashurisë me Amin: Në atë kohë, unë nuk kisha asgjë

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, dje ku ka rrëfyer edhe historinë e tij të dashurisë me Amin, bashkëshorten e tij.

Ai u shpreh se ishte e vështirë të pranohej nga opinioni publik ‘po kjo ç’do me këtë’. Sipas tij, në atë kohë ai ishte dikush që nuk kishte asgjë, ishte i parealizuar në krahasim me dikë tjetër.

“Vendimin për të kaluar jetën me të erdhi kur rrinim bashkë dhe kuptova që ndanim të njëjtat vlera. Unë zgjodha që t’i tregoj veten time kush jam, të tregohem pa asnjë rezerva me gjithë forcën time dhe çfarë unë ëndërroj. Mesa duket Ami besoi te kjo ëndërr, që është martesa jonë, besoi te unë… e vështirë ishte të pranohej nga opinioni publik ‘po kjo ç’do me këtë’. Sepse në atë kohë unë isha dikush që nuk kisha asgjë, isha i parealizuar në krahasim me dikë tjetër”, tha Mamaqi me humor.

I pyetur se çfarë dashuron ai tek gruaja e tij, Mamaqi shprehet:

“Te Ami dashuroj çdo gjë që Ami përfaqëson. Mendoj se lidhja jonë ka qenë kaq e fortë në fillim sepse të dy duam të njëjtat gjëra, kemi të njëjtat vlera. Ajo është më me këmbë në tokë dhe më ndihmon që atë fluturimin tim ta bëjë më të sigurt”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles