Një postim i vjetër i Selina Bollatit në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen e publikut, teksa shumë ndjekës po e cilësojnë si një “parashikim” të çuditshëm të asaj që po ndodh sot në Big Brother VIP Albania.
Bëhet fjalë për një status të publikuar në vitin 2011, kur Selina ishte vetëm nëntë vjeçe. Në atë kohë, ajo kishte shkruar një përshëndetje të thjeshtë për Dr. Florin, duke përmendur tekstin “2011 ju persh”. Një postim krejt fëmijëror, por që sot po merr një kuptim krejt tjetër për publikun.




