Një lajm i bukur nga showbizi shqiptar!
Diola Dosti dhe Erolld Belegu kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë. Pas një propozimi përrallor që duket se i ka marrë zemrën, çifti ka vendosur ta ndajë këtë moment të veçantë me njerëzit më të afërt.
Së fundmi, ata kanë shijuar një drekë të ngrohtë familjare në Tiranë, ku atmosfera ishte e mbushur me buzëqeshje, dashuri dhe urime për hapin e ri në jetën e tyre. Një fillim i bukur për një histori që sapo po hyn në një kapitull të ri.





