Thursday, April 16, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Upss, Arbana Osmani “peshkon” fituesin e Big Brother Vip Albania! Nga medalja që i dha Top-i, futet konkurrent në Ferma Vip

Sot një javë, sezoni i tretë i formatit nisi rrugëtimin nën drejtimin e Arbana Osmanit. Ndonëse mendimet dhe komentet ishin të ndryshme, zhurmë u bë, sidomos me viralitetin e Mimoza Ahmetit. Por, produksioni nuk do të rrijë duarkryq. Ashtu siç Prive By Liberta Spahiu e paralajmëroi dhe raportoi saktësisht sot një javë, një hyrje e rëndësishme ishte paraparë pikërisht për Primen e tretë, saktësisht sonte.

Burimet tona thonë se bëhet fjalë për Ilir Shaqirin, fituesin e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania. Nuk dihet se çfarë e ka bindur atë të riprovojë një eksperiencë të ngjashme, pasi nga ajo e kaluara i mori më të mirën duke fituar çmimin e madh prej 100,000 eurosh. Por ai me gjasë nuk vjen i vetëm. Një tjetër personazh që po përflitet është Ermiona Lekbello, po ashtu nga koha e Big Brother-ave të Arbanës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles