Sunday, June 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Ishalla kam dhe lek e …” Moza hap zemrën, rrëfehet mes lotësh: Mami më vdiq në Amerikë dhe nuk munda të shkoj

Banorja e Ferma VIP, Moza, ka ndarë një histori prekëse nga jeta e saj, duke emocionuar publikun me rrëfimin e sinqertë.

Ajo tregoi se nëna e saj kishte ndërruar jetë para dy vitesh në Amerikë, në mënyrë krejt të papritur, ndërsa vetë nuk kishte mundësi të udhëtonte për shkak të mungesës së vizës.

“Gjithmonë më pyesin pse nuk shkova atje… Mami më ndërroi jetë dhe unë nuk kisha vizë amerikane,” u shpreh ajo mes emocionesh.

Moza rrëfeu edhe momentin kur kishte tentuar të kërkonte ndihmë për një vizë urgjente, por ishte përballur me refuzim.

“I bie në telefon dhe i them që më ka vdekur mami. Doli një sekretare që më njihte dhe më tha se kjo nuk hyn te çështjet urgjente, duhet të aplikosh normalisht,” tregoi ajo.

Ky moment, sipas Mozës, ishte një pikë kthese në mënyrën si ajo e sheh jetën dhe mundësitë.

“Këtu e kuptova konceptin… Kam ndryshuar mendim. Ishalla po marr ndonjë lek dhe të aplikoj,” shtoi ajo.

Moza:

Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur nuk kisha vizë amerikane. Se gjithmonë më pyesin pse ndenjte këtu dhe nuk shkove atje. I bie në telefon aty dhe i them që më ka vdekur mami. Del njëra që më njihte aty, sekretare, o tha gjithë jetën kam pasur simpati për ty e. E i thashë kam hallin kështu, duhet të ik shpejt. O tha po kjo nuk hyn te çështjet urgjente, apliko po. Këtu kuptova konceptin. E kam ndërr mend, ishalla po marr e ndonjë lek e të aplikoj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles