Një tjetër moment interesant ka ndodhur sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një banor të ri, por për një rikthim të papritur dhe mjaft komik në kuadër të lojës. Kristi ka hyrë sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si pjesë e “sfidës së reagimeve”, një provë sfiduese ku banorët duhet të injorojnë çdo person apo ngjarje që zhvillohet rreth tyre pa lëvizur asnjë muskul.
Duket se prania e tij nuk ka kaluar pa shkaktuar reagime te banorët. Ka qenë Selin e cila ka shpërthyer në lot kur kristi e ka përqafuar, ndërkohë që pas saj është përlotur edhe Miri.




