Thursday, June 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

I penduar që mori pjesë në Big?! Romeo Veshaj e thotë “troç”: Do ia kisha kursyer vetes

Në një intervistë për “X Radio”, Romeo Veshaj ka folur për rrugëtimin e tij në formatin televiziv Big Brother VIP Albania. Gjatë bisedës, ai ndau me dëgjuesit një këndvështrim të ri mbi këtë eksperiencë, duke treguar hapur se si e sheh sot këtë aventurë.

I pyetur nëse është penduar për pjesëmarrjen, ai theksoi se, nëse do të kishte një mundësi të dytë për të bërë zgjedhjen, nuk do të bëhej pjesë e shtëpisë. Aktori pranoi natyrën e tij në kërkim të adrenalinës, por e cilësoi programin si një ambient jo fort të përshtatshëm për të:

“Bigu nuk ishte një eksperiencë për mua. Tani që e mendoj, do ia kisha kursyer vetes. Jam njeri që dua të provoj emocione të forta. E provova, por nuk ishte për mua. Gjithsesi, ngelet një eksperiencë që vjen njëherë në jetë.”

Kujtojmë se rrugëtimi i Romeos në këtë reality show ka qenë një nga më të komentuarit e atij edicioni, duke e vendosur shpesh në qendër të vëmendjes dhe dinamikave të lojës. Megjithatë, pas daljes, ai vetë e konsideron si një kapitull që do të preferonte të mos e kishte hapur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles