Elijona Binakaj ka reaguar për herë të parë pas humbjes së parakohshme të xhaxhait të saj, një ngjarje e rëndë që ka prekur thellë familjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elijona ka zgjedhur të ndajë dhimbjen dhe mallin e saj me ndjekësit, duke publikuar një foto bardh e zi, e cila përcjell një atmosferë zie dhe reflektimi. Krahas imazhit, ajo ka shkruar disa fjalë prekëse, që tregojnë lidhjen e fortë që kishte me të ndjerin:
“Plumbat e morën jetën tënde, por kurrë nuk do ta vrasin kujtimin dhe forcën që na le pas. Do të më mungosh gjithmonë dhe kujtimet me ty do t’i mbaj përgjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe, agji im.”

Mesazhi i saj ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen në këtë moment të vështirë. Humbja tragjike ka lënë një boshllëk të madh, ndërsa fjalët e Elijonës tregojnë se kujtimi dhe dashuria për xhaxhain e saj do të mbeten të gjalla përgjithmonë.




