Një debat i papritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka krijuar tension mes banorëve, pasi Artani përdori një frazë të marrë nga filmi i njohur shqiptar Vdekja e kalit.
Gjatë një bisede në grup, ku ishte e pranishme edhe Brikena, ai u shpreh me tone ironike:”Vdekja e kalit, vdekja e kalit kur i tha ‘Bushtra, desh të më provokonte’. E keni parë filmin?”
Kjo deklaratë nuk kaloi pa reagim. Brikena ndërhyri menjëherë, duke i kërkuar sqarim për kuptimin e kësaj fraze dhe lidhjen me situatën:
“Qysh? Çfarë ka lidhje kjo?”
Situata u përshkallëzua edhe jashtë shtëpisë. Familjarët e Brikenës, të cilët menaxhojnë rrjetet e saj sociale, reaguan publikisht në Instagram duke e cilësuar gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe fyese.
Në reagimin e tyre, ata theksuan se loja ka kufij, por respekti duhet të jetë i panegociueshëm. Sipas tyre, përdorimi i një reference filmike për të lënduar apo ofenduar një banore është i papranueshëm, sidomos në një platformë kaq të madhe televizive. Ata kërkuan ndërhyrje nga produksioni, duke theksuar se nuk do të tolerojnë asnjë formë bullizimi ndaj Brikenës.





