Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Plasën çokollatat”/ Mateo dhe Brikena më afër se kurrë njëri-tjetrit, shkëmbejnë puthje e përqafime

Duket se modelja Brikena Selmani dalë ngadalë po e “shkrin akullin” ndaj raportit me Mateon.

Mbrëmjen e kaluar, dyshja janë parë në momente mjaft të afërta dhe plot ndjenja me njëri-tjetrin. Sipas pamjeve që po qarkullojnë, Mateo ka qenë ai që ka marrë hapin e parë duke iu afruar modeles dhe duke e përqafuar. Në një moment, ai shihet teksa e puth Brikenën në pjesën e qafës, ndërsa më pas mes tyre nuk kanë munguar përqafimet dhe momentet e ngrohta.

Këto skena kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të formatit, të cilët kanë nisur të komentojnë gjerësisht për raportin mes tyre. Shumë prej tyre e kanë interpretuar këtë si një shenjë se mes Brikenës dhe Mateos mund të lindë një lidhje më e fortë brenda shtëpisë.

Momenti është shpërndarë edhe në rrjetet sociale nga familjarët e banorit, të cilët e kanë shoqëruar postimin me këngën romantike Të Dua, duke i dhënë edhe më shumë kuptim situatës dhe duke lënë të nënkuptohet se mbështesin afrimin e dyshes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles