Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku përplasjet mes banorëve kanë degraduar deri në përdorimin e gjuhës ofenduese.
Në një moment, Rogerti iu drejtua Gertës duke i thënë se ajo “mbaron për seks”. Kjo fjalë e tij ka shkaktuar reagime të menjëhershme të banorëve.
Situata u tensionua edhe më tej kur Selini e pyeti për jetën e tij seksuale, ndërsa Rogerti u përgjigj: “Unë me gruan time bëj seks sa herë të dua”, ndërkohë më pas ai iu drejtua banores, duke i thënë: “Ti me kë bën seks? Me sa burra?”.
Por debati u tensionua më pas, ku Mateo e kritikoi për sjelljen e tij. Në përgjigje, Rogerti përdori sërish gjuhë fyese, duke përfshirë edhe familjarët e banorit, duke u shprehur: “Po motra jote me sa meshkuj ke bërë seks njëkohësisht?
Këto deklarata kanë nxitur reagime të shumta dhe kritika të forta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë kritikuar ashpër Rogertin për gjuhën dhe sjelljen e përdorur.





