Miri ka shkruar një tekst të ndjerë, i mbushur me dhimbje dhe zhgënjim, ku flet hapur për tradhti dhe një dashuri të dhënë pa kushte. Vargje si “Se shpirtin tim e vrave n’thikë” dhe “Çdo damar i imi për dashurinë luftoi” kanë prekur publikun dhe kanë ngritur shumë pikëpyetje.
Mesazhi duket si një rrëfim personal për një histori që ka lënë gjurmë të thella, duke nxitur menjëherë aludime në rrjet: kujt i drejtohen këto fjalë? Bëhet fjalë për një person nga jashtë shtëpisë apo për një situatë të krijuar brenda saj?
Deri më tani nuk ka pasur një sqarim të drejtpërdrejtë, duke e lënë gjithçka në kuadrin e misterit dhe interpretimit të publikut.




