Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Franceska Murati, e cila tashmë njihet gjerësisht për jetën e saj luksoze dhe me stil, ka vendosur të ngrejë standardin edhe më lart.
Ajo vazhdon të surprizojë ndjekësit me zgjedhjet e saj ekstravagante në përditshmëri.
Së fundmi, për të shijuar thjesht një vakt dreke, Franceska nuk ka zgjedhur mjetet e zakonshme të transportit apo të përballet me trafikun e qytetit. Përkundrazi, ajo ka marrë një helikopter, duke shijuar një udhëtim të veçantë ekskluziv dhe pamje spektakolare nga lart.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ndau me ndjekësit një video drejtpërdrejt nga kabina e pasagjerit në helikopter, e shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë: “Rrugës për drekë”.




