Thursday, April 16, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Rogerti ofendon sërish Stenaldon: Të vij përballë, se ti nuk më sheh

Vetëm pak ditë më parë, ai u bë kryefjalë e kritikave pas deklaratës shokuese ‘Ty të ka mallkuar Zoti’, duke iu referuar verbërisë së banorit tjetër.

Ky veprim solli reagimin e menjëhershëm të produksionit, i cili vendosi ta penalizonte duke e izoluar të vetëm në një dhomë, me qëllimin që ai të reflektonte mbi peshën e fjalëve të tij.

Përgjigjja e Rogertit ka qenë e menjëhershme dhe tallëse, duke goditur sërish në pikën e dobët fizike të Stenaldos: ‘Të vij përballë, se ti nuk më sheh’.

Kjo deklaratë e përsëritur tregon se masat disiplinore nuk kanë pasur efektin e pritur te Rogerti, duke rikthyer bullizmin verbal si një shqetësim kryesor në dinamikën mes dy banorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles