Nëna e këngëtares Beatrix Ramosaj është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur tashmë trajtimin mjekësor.
Së fundmi, Beatrix ka ndarë një postim prekës në InstaStory, ku shfaqet nëna e saj e shtrirë në shtratin e spitalit, duke marrë mjekim.
Këngëtarja e ka shoqëruar foton me disa fjalë të ndjera, duke shprehur besimin dhe forcën për ta përballuar këtë sfidë të vështirë.
“Pothuajse atje, vajza ime më e fortë. Zoti Qiell dëgjon çdo lutje, çdo lot, çdo pëshpëritje. Fitorja jote është më afër se kurrë. Drita ime e përjetshme,” shkruan Beatrix Ramosaj.





