Saturday, May 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

600 mijë lekë të vjetra! Ilir Vrenozi tregon sa u pagua nga Big Brother për t’iu bashkuar shtëpisë

am Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Ilir Vrenozi, ka reaguar me tone të forta ndaj zërave që kanë qarkulluar së fundmi, sipas të cilëve ai “është shitur” te Top Channel.

Përmes një videoje, ku nuk mungojnë deklaratat e ashpra, Vrenozi ka sqaruar publikisht pozicionin e tij dhe prapaskenat financiare të hyrjes në shtëpinë më të famshme në vend.

Ai thekson se marrëveshja nuk ka pasur lidhje me përfitime personale apo pazare politike, por ka ardhur si pasojë e një nevoje urgjente familjare.

Sipas tij, kushti për t’u bërë pjesë e formatit lidhej drejtpërdrejt me situatën shëndetësore të bashkëshortes dhe motrës së tij. “U thashë qartë: duhet ta largoj bashkëshorten nga puna që të kujdeset për motrën e sëmurë, ndërsa unë do të isha brenda.

Ata më thanë se do ta mbulonin atë pagë. Ishin fiks 600 mijë lekë të vjetra,” u shpreh Vrenozi, duke sqaruar se shuma shërbente për të kompensuar mungesën e të ardhurave gjatë kësaj periudhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles