Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Angelo Haruni flet për herë të parë për ish-lidhjen e tij me Neada Muçajn: Kthehu njeriu pozitiv…

Angelo Haruni ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Fan Club” ku ka folur për herë të parë për historinë e tij të dashurisë me ish-partneren, Neada Muçajn.

“Një histori që do të qëndrojë me ty gjithë jetën, qëndron në zemër gjithë jetë. Pastaj nëse ka diçka më tutje, nuk di ta them në këto momente. Më ndikon akoma”, tha gazetari i njohur.

I pyetur se çfarë mesazhi ka për t’i dhënë ish-partneres, ish-banori i “Big Brother VIP 5”, u shpreh:

“Nëse do ti thoja diçka është që shfaq vetëm anën më të mirë të vetes tënde, kthehu njeriu pozitiv dhe i lumtur që ishe siç ti di të bësh. Kaq, nuk e di se po bëjmë një kohë të gjatë, një vit thuajse pa asnjë lloj komunikimi, kështu që është e vështirë të flasësh tani kur akoma kam gjithë botën sipër”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles