Saturday, June 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Më afër se kurrë më parë, Alba dhe Limi nuk ndalin puthjet në xhakuzi

Alba dhe Limi janë parë më të afërt se kurrë më parë. Dyshja është kapur nga kamerat teksa shijonin momente romantike, përfshirë edhe një puthje në xhakuzi.

Ditët e fundit, Alba dhe Limi janë parë vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar çaste të mbushura me afrimitet dhe biseda të afërta brenda shtëpisë së BBVK-së.

Ky afrim i sërishëm erdhi pas përfundimit të njohjes mes Limit dhe Dolces, të cilët vendosën të ndanin rrugët e tyre.

Pa dyshim që situata e re mes Albës dhe Limit ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke marrë parasysh ballafaqimin e tyre të bujshëm të pak javëve më parë.

Duke qenë se dyshja kanë pasur një histori para BBVK-së, afrimiteti i Limit me Dolcen, distancimi nga kjo e fundit, dhe tani bashkimi me Albën ka nxitur një sërë diskutimesh në internet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles