Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka prekur ndjekësit e saj me një mesazh shumë emocional, teksa ka kujtuar të atin e ndjerë në ditëlindjen e tij.
Përmes një dedikimi plot dashuri dhe mall, Ronela ka ndarë ndjenjat më të thella për figurën e babait, duke e përshkruar si një njeri të jashtëzakonshëm dhe një shembull të rrallë jete.
“Deri në fund të jetës sime, këtë ditë do e kujtoj për ditën e lindjes tënde”, shkruan ajo, duke theksuar se ai ishte një burrë shteti, i nderuar nga të gjithë për punën dhe historinë që la pas, si edhe një bashkëshort e baba i mrekullueshëm.
Ronela shpreh mirënjohjen e pafund për dashurinë që ai i ka dhënë asaj dhe nënës së saj, duke treguar se prania e tij vazhdon të ndihet mes tyre edhe sot.
Artistja thekson se do të ndihej gruaja më me fat nëse do të kishte një bashkëshort që do të kishte qoftë edhe gjysmën e cilësive dhe sjelljes së të atit, ndërsa shprehet se do të punojë gjithë jetën për t’iu afruar sadopak figurës së tij dhe për të mbajtur mbiemrin e tij me krenari.
“Gëzuar ditëlindjen atje lart bushi, na mungon pafund, pafund, pafund!”, përfundon dedikimi.





