Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka komentuar në mënyrë ironike një nga temat më të diskutuara së fundmi në rrjetet sociale, atë të higjienës së banorëve aktualë.
Së fundmi, Xheneta ka publikuar një video në TikTok, ku shihet duke larë macen e saj, Coco. Pamjen ajo e ka shoqëruar me një mbishkrim thumbues: “Ma shpesh lahet Coco se sa banorët e Big Brother”.
Ky koment u interpretua nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj banorëve të BBVK, të cilët prej ditësh janë kritikuar publikisht për mungesë higjiene brenda shtëpisë.
Madje, vetëm një ditë më parë, “Vëllai i Madh” i ndëshkoi ata duke u zbritur 2 mijë euro nga çmimi i madh, pikërisht për shkak të mosrespektimit të rregullave të pastërtisë.





