Tuesday, January 6, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Valdrin Sahiti prezanton linjën e parë të këpucëve, një kapitull i ri në botën e modës

Dizajneri i njohur ndërkombëtarisht Valdrin Sahiti zgjeron universin e tij kreativ duke prezantuar për herë të parë koleksionin e këpucëve, një projekt i punuar me përkushtim për gati dy vite.

Koleksioni përfshin 42 dizajne unike, me modele dhe ngjyra të shumta, ku Sahiti sjell të njëjtin shpirt artistik dhe elegancë që e kanë shoqëruar për dekada në krijimin e fustaneve të tij ikonike.

Linja e këpucëve do të përbëhet nga katër kategori kryesore:

  • Valdrin Sahiti Black Line
  • Bridal Line
  • Evening Line
  • Fun Party Shoes Line

Sipas dizajnerit, kjo linjë është një vazhdimësi natyrale e vizionit të tij estetik, duke u dhënë grave mundësinë të ecin me të njëjtin vetëbesim dhe finesë që përcjellin krijimet e tij haute couture.

Koleksioni i ri do të lançohet në muajin shkurt, si online ashtu edhe në dyqan, dhe pritet të ngjallë interes të madh në skenën e modës, brenda dhe jashtë vendit.

“Shpresoj t’i doni po aq sa keni dashur fustanet e mia ndër vite – dhe të ecni me to si asnjë grua tjetër në dhomë,” shprehet Sahiti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles